Xhaferi: Nuk ka pengesa që të shtyhet regjistrimi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2021, 11:28

Edhe dy ditë kanë mbetur deri te përfundimi i regjistrimit të popullsisë.

Për shkak të sulmeve kibernetike ndaj sistemit në fillim të procesit të regjistrimit, është ngritur nevoja e zgjatjes së procesit. Do të thotë i njëjti të mos përfundojë më 30 shtator.

Por për këtë duhet ndryshime ligjore, ndërkaq Kuvendi joformalisht është në pushim, për shkak të fushatës së zgjedhjeve lokale.

Por kryeparlamentari Talat Xhaferi deklaroi se nuk paraqet problem që Kuvendi sërish të mblidhet.

“Pa marrë parasysh se dje ka filluar fushata zgjedhore rregulli i pashkruar është bërë që Kuvendi të mos punojë në kohë të fushatës. Po kjo nuk do të thotë se nëse ka nevojë nuk, mund të thirret seancë”, tha Xhaferi, transmeton TV21.

Thotë se ndryshimet ligjore për zgjatjen e regjistrimit, duhet të jenë formë propozimi i Qeverisë apo edhe i deputetëve. Por kjo duhet të ndodh këto dy ditë, që më pas ose ai ose deputetët të thirrin seancë urgjente.

Shtoi se për këtë çështje duhet të ketë harmonizim ndërmjet partive politike.

“Është çështje për të cilën në formë të kompetencave duhet të jetë ose propozim i Qeverisë ose i deputetëve për ndryshim të ligjit, për shkak se ligji është decid pasi regjistrimi përfundon më 30 shtator. Duhet të ketë propozim ligj. Për faktin se në Kuvend ka grupe të ndryshme, ai ligj duhet të jetë edhe i harmonizuar… Nëse ai ndodh, duhet të ndodh këto dy ditë para se të skadon afati… Në kontest të Parlamentit nuk ka probleme dhe seanca duhet të jetë urgjente. Këtë mund ta thirr unë por mund të bëhet edhe me kërkesë edhe të 20 deputetëve. Çështja mbetet e partive politike”, tha Xhaferi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit