Brukseli nesër do jetë vendtakim mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë.
Temë kryesore e këtij takimi do jetë reciprociteti i targave dhe situata e krijuar lidhur me të.
Përkundër raportimeve, Bashkimi Evropian ka mohuar pjesëmarrjen e përfaqësuesit të ShBA.
Zëdhënësi i BE, Peter Stano, e mohoi një gjë të tille duke deklaruar “Jo, ai s’do të jetë i pranishëm në dialog. Dialogu ka tre pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE). Të gjithë të tjerët vetëm e përkrahin nga jashtë”.
“Shtensionimi i situatës është fjalë kyçe. Kjo që po ndodh aktualisht nuk është mirë as për qytetarët në Kosovë e as ata në Serbi, por as për ata në rajon”, ka thënë Stano.