Serbët në Jarinje e Bërnjak kanë bllokuar rrugët dhe kjo gjë ka ndikuar në uljen e importit serb në Republikën e Kosovës.
Dogana e Kosovës njoftoi se gjatë periudhës 20-24 shtator, nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 3.9 milionë eurosh.
Ndërsa para barrikadimit të rrugëve, nga 15 deri më 19 shtator, ishin importuar mallra në vlerë prej 4.9 milionë eurosh.
Vendkalimet kufitare po qëndrojnë të bllokuara që nga 20 shtatori, kur filloi zbatimi i reciprocitetit në targa.