Faqja zyrtare në Facebook e kryeministrit Edi Rama është bllokuar. Në një përpjekje për të vizituar faqen e tij nga desktopi, përballesh me njoftimin e Facebook që “Kjo faqe është e padisponueshme”. Nuk dihet nëse problemi është i përkohshëm, apo ka diçka serioze që ka ndodhur. Ndërkohë, ende nuk ka ndonjë reagim. Në mobile, faqja aksesohet.