Qytetarët kosovarë të shqetësuar me situatën në veri, shpresat i kanë tek SHBA

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2021, 09:13

Disa qytetarë në Prishtinë janë shprehur të shqetësuar nga tensionimi i situatës në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve. Ata kërkojnë që vendi t’i kthehet normalitetit sa më shpejt.

Qytetari Lam Lajçi, nga qyteti i Pejës, tha se situatën e shohin të tensionuar duke shpresuar që gjithçka të kaloj pas asnjë incident.

“Situatën e shohim të tensionuar, por ishallah përmirësohet sa më shpejtë dhe krejt kjo të kaloj e të qetësohen gjërat. Varet se a do tensionohet krejt kjo gjendje, por urojmë që të kaloj gjithçka në favor tonin”.

Idriz Gashi në anën tjetër, shpreson që me ndihmën e ShBA-së krejt kjo situatë do qetësohet dhe vendi t’i kthehet normalitetit.

“E rrezikshme shumë, por ndoshta na ndihmon Amerika. Besoj që do rregullohet tash me ndihmën e amerikanëve”.

E qytetari tjetër, Jahir Krasniqi, tha se reciprociteti është dashur të vendoset shumë më herët.

“Kjo situatë është dashur moti të ndodh në veri, kanë nënshkruar të gjithë krerët e shtetit e tash le t’i përmbahen marrëveshjes. Kurrgjë tjetër këtu nuk ka, kështu që nëse donë Serbia me tensionua akoma ne këtu jemi në kufirin tonë, brenda Kosovës. Për një grup serbë që i ka mashtruar dhe protestojnë ata nuk po bëjnë asgjë me këtë”, tha ai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit