PERLA/ Deputeti i PD-së “godet” sërish: Këtej nga Lushnja s’na punon mirë interneti, do na ngelet figura ngrehur

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28.09.2021, 00:47

Duket se Parlamenti i ri s'i ka kursyer as këtë herë perlat, që paradoksalisht është një situatë sa qesharake aq edhe për të vënë duart në kokë! Së fundmi deputetët e opozitës dhe maxhorancës kanë patur disa "përplasje" online në lidhje me njoftimin e Kuvendit për zhvillimiin e komisioneve online të ligjeve gjatë ditës së nesërme, gjë e cila është kundërshtuar me forcë nga deputetët e opozitës. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi kërkon të respektohet rregullorja e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me masat anti-Covid dhe për këtë sjell si shembull foto të mbledhjeve të bëra nga Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.

Por ajo që ka tërhequr sërish vëmendjen, ka qenë mesazhi i deputetit të PD në Lushnjë Saimir Korreshi, i cili u bë viral me fjalimin e tij pak ditë më parë kur Parlamenti i ri nisi zyrtarisht punën. Korreshi shkruan se "andej nga Lushnja sikur s’na punon mire interneti e mund te lind problemi qe na ngel figura ngrehur e nuk ndjekim dot shpejtesine e mendimeve dhe te fjaleve te kolegeve".

Mesazhet:

Gazment Bardhi: Znj. Kryetare e Komisionit, Mbledhjet online në kushtet e mungeses së masave të jashtëzakonshme, bien ndesh me rregullat e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, nenin a/ 5 të saj. Për këtë arsye, kërkoj krijimin e kushteve të punës së deputetëve për mbledhje fizike në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve. Ndryshe në kundershtim me Rregulloren po pengoni opozitën të bëjë detyrën e saj. Mbledhjet online mund të zhvillohen atje ku lejon Rregullorja e Kuvendit, duke nisur nga keto aktivitete politike.

Bledion Nallbati: Kur vjen puna per te argetuar Skenderbeun, Hamzain, Mamicen dhe te gjithe ata qe te lyer dhe te patinuar shkuan ne Mbremjen Gala tek Teatri i Operas kjo nuk perben rezik per shendetin e qytetareve, kur vjen puna per ceshtjet me serjoze si ajo e Komisioneve Parlamentare ketu duhet te ruajme shendetin. Eshte ne nderin tuaj te jeni serjoze me qytetaret dhe pa diskutim te zbatoni regulloren, ne do te jemi aty per te bere detyren ndaj qytetareve ndaj ju lutem meini masat per zhvillimin normal te komisjoneve.

Dashnor Sula: Ky nuk eshte mbledhje komisioni ligjesh. Eshte tallje dhe turperim i komisionit te ligjeve dhe Parlamentit. Nese sulltan Rama do ju urdheroi qe dhe me familjet tona do komunikoim online zbatojeni urdherin e verber te sulltanit. Une personalisht sjam bindur dhe skam per tu bindur kurre urdherave te kundraligjshem. Sovrani na ka votuar per te permbushur detyrimet kushtetuese si perfaqesues te tije dhe jo si servila te sulltanatit. Kjo eshte tallje dhe e turpshme e fyese per inteligjencen e atyre qe e pranoine kete ferman te sulltanatit. Zoti ju falte se sdini se cpo beni!

Saimir Korreshi: Shoqa Viola me gjithe respektin, por njoftimi juaj per te bere mledhje on-line nuk gjen baze ne asnje pike te rregullores. Perpos kesaj andej nga Lushnja sikur sna punon mire interneti e mund te lind problemi qe na ngel figura ngrehur e nuk ndjekim dot shpejtesine e mendimeve dhe te fjaleve te kolegeve. Ndaj neser ju ftoj te merrni masat per te kryer mbledhje normale ne ambjentet e komisionit prane kuvendit.

Dhurata Cupi: Mbledhja e komisionit duhet te zhvillohet fizikisht. Kjo ne perputhje me kerkesat ligjore mbi zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare, te transparences, dhe te komunikimit drejtperdejt me qytetaret.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit