Sot u shënua dita e tetë e bllokadës në Jarinje, që pas vendimit të qeverisë kosovare për të vendosur reciprocitetin e targave të makinave. Protestuesit serbë vazhdojnë të mbajnë të bllokuar këtë pikë kufitare. Sipas mediave kosovare, gjatë ditës situata ishte e qetë derisa janë parë pjesëtarë të KFOR-it amerikan dhe polak. Më tej patrullimin po e vazhdon edhe EULEX. “Gjatë ditës së sotme është ngritur edhe një tendë e cila u prit me brohoritje nga protestuesit serbë”- tha një gazetar për "T7". Por në mbrëmje duket se situata ka ndryshuar paksa, pasi serbët që kanë qëndruar aty kanë ndezur zjarre dhe po këndojnë këngë me motive nacionaliste.