Së paku dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në hyrje të Klinës mes dy një autobusi dhe dy veturave.
Por, që akoma informacionet nga vendi i ngjarjes nuk janë të plota.
Kështu deklaroi për klankosova zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Nuk kemi shumë informacione. Siç jam njoftuar nga njësitet në terren është një aksident mes dy veturave dhe një autobusi. Deri më tani janë dy persona të lënduar. Po presim për informacione të hollësishme”.
Burimet bëjnë me dije se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim mjekësor në spital derisa tjetrin ekipet e zjarrfikësve po bëjnë përpjekje që ta lirojnë nga vetura.