Policia britanike ka arrestuar 36-vjeçarin me origjinë shqiptare, Koçi Selamaj, i cili po merret në pyetje si një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e mësueses Sabina Nessam 150 metra larg shtëpisë së saj në jug-lindje të Londrës. 36-vjeçari i Terminus Road, Eastbourne, do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Willesden të martën. Selamaj akuzohet për vrasjen e Sabina Nessa, 28 vjeç, në Kidbrooke, në jug-lindje të Londrës të Premten, 17 shtator. Shqiptari tani është personi i tretë i mbajtur në paraburgim, ndërsa një 41-vjeçar dhe një 38-vjeçar po hetohen në gjendje të lirë. Gjithashtu hetuesit kanë marrë në pyetje fqinjët e 36-vjeçarit të cilët janë shprehur se ai ishte një njeri i qetë dhe i punës.
Burimi:inews.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania