Ekskluzive/ Behar Haka i mbytur në liqenin e Farkës, nëna e të ndjerit: S’e kishte nga pija, por nga temperatura!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.09.2021, 20:59

Vitet kalojnë dhe bashkë me to rritet edhe shpresa se një ditë Shqipëria ku ne frymojmë do të arrijë të krijojë kushtet e duhura dhe efikase për popullin e saj dhe se instancat përkatëse do të jenë aty në çdo ngjarje, në vendin e duhur dhe kohën e duhur në shërbim të qytetarëve shqiptar. Por, duke parë dhe duke dëgjuar ndodhitë që ndodhin thuajse çdo ditë, arrijmë në përfundimin se realiteti në Shqipëri është ende milje kilometra larg standardit të duhur të jetesës.

Jemi mësuar tashmë që sapo të hapim sytë çdo mëngjes, të përballemi me lajme jo të mira ku shpesh herë përfundojnë në mënyrë tragjike duke regjistruar edhe viktima. I tillë është edhe rasti i të ndjerit Behar Haka, 44-vjeçarit që në datën 15 korrik u shpall i humbur pikërisht nga vëllai i tij. Ishte ky i fundit ai që shpalli të zhdukur Beharin, teksa katër ditë pas kësaj ngriti alarmin se Haka mund të ishte mbytur në liqenin e Farkës. Pas këtij shqetësimi të madh të vëllait të Beharit, i cili kërkoi ndihmën e instancave përkatëse, polumbarët e RENEA-s nisën të bëjnë disa ditë kërkime, por pasi panë që nuk arritën të gjejnë trupin e Beharit, ata ndalën operacionin e kërkim-shpëtimit dhe humbën shpresën për gjetjen e trupit të Hakës dhe e lanë atë në mëshirë të fatit.

Vëllai i viktimës apeloi shtimin e kapaciteteve kërkuese, pasi sipas tij mos gjetja e trupit të pajetë të 44-vjeçarit pas 4 ditësh kërkim ishte një skandal më vete. Ky lajm tragjik dhe tepër i hidhur do të përjetohej keq nga prindërit, fëmijët dhe bashkëshortja e Beharit, ndaj i vëllai ishte detyruar të gënjente dhe t’u thoshte personave në fjalë që Behari ndodhet në Greqi, pasi sipas tij nëse prindërit do të mësonin që Behari është mbytur dhe nuk i është gjetur trupi ata mund të vdisnin nga ky lajm tejet tragjik.

Por, pas një muaji “gjumë” nga ana e institucioneve, u bë e ditur gjetja e trupit të pajetë të të ndjerit Behar Haka, i cili ishte mbytur në liqenin e Farkës. 44-vjeçari Behar Haka, djali i Gani dhe Sadete Hakës ishte një njeri i thjeshtë që punonte për të mbajtur familjen me nevojat bazike dhe të nevojshme. I ndjeri Behar ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë të cilët pas vdekjes së tij tashmë mbetën jetimë, ndërsa aktualisht po jetojnë vetëm me nënë e tyre.

Gjatë një vizite në zonën e Farkës për të mësuar më shumë për rastin e Beharit që për 26 ditë qëndroi i pajetë në liqen dhe kjo nën mëshirën e zotit, u takuam me familjarët. Sapo mbërritëm në banesën e dy të moshuarve, u pa mikpritja e tyre, teksa mes dhimbjeve, nëna dhe babai i Beharit na treguan për ikjen e të birit si dhe na sqaruan rrethanat e ngjarjes rrëqethëse. Nëna e të ndjerit u shpreh se ka edhe 4 çuna edhe dy vajza të tjerë, por Behari ishte më i përkëdheluri i saj, ndërsa tregoi se dashuria ndaj tij, ishte pak më e madhe krahasuar me fëmijët e tjerë dhe kjo për shkak se ishte më afër saj. I ndjeri dikur kishte punuar si kuzhinier dhe më pas i ishte futur punës në ndërtim. Ndonëse Behari jetonte në Tiranë bashkë me gruan dhe fëmijët, punën e ushtronte në zonën e Farkës. Mes dhimbjesh, e ëma e Beharit shprehet se sipas dy djemve që e kishin parë, atë ditë, djali sapo kishte dalë nga puna dhe kishte shkuar për t’u freskuar në liqen.

Sa i përket të atit, ai nuk mund të fliste dot për shkak të një problemi shëndetësor në fyt që nuk e linte të artikulohej, por kjo nuk bëri që ai të mos vajtonte nën zë për humbjen e djalit të tij. Mes mërzisë e ëma e Beharit, Sadetja kujton ditët e bukura me djalin dhe kohën kur Behari shkonte në shtëpinë e saj dhe i gatuante me dorën e tij, nënës tashmë të pikëlluar për humbjen e Beharit. Ajo tregon që atë ditë kur Behari është zhdukur, ka qenë në punë, konkretisht në Farkë në ndërtim, teksa kishte shkuar të freskohej në liqen për shkak të nxehtësisë së madhe. Zonja Sadete shprehet se në momentin që djali i saj kishte shkuar në liqen, ishte parë nga dy djem të zonës që kishin një lokal aty.

“Pas punës ka shkuar në liqen që të freskohej. E kanë parë dy çuna të zonës. Djali im ka qëndruar për 7 minuta në liqen dhe më pas nuk ka dalë më që aty. Kanë qenë djemtë që kanë lajmëruar. Djemtë e mi kanë shkuar atje dhe kanë parë që Behari nuk ka dalë më nga liqeni. Kanë njoftuar shtetin dhe kanë shkuar, por nuk e kanë gjetur.”-ishin fjalët e nënës së 44-vjeçarit të ndjerë. Sadete Behari tregon se në fillim nuk ka ditur asgjë për humbjen e Beharit. Ajo thotë që kur fëmijët e tjerë kishin ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në Shqipëri, i kishin thënë që Behari është kapur nga policia dhe ndodhet në burg dhe jo se është mbytur.

“Në fillim nuk dija se ishte mbytur. Erdhën të gjithë nga Greqia për të kaluar pushimet këtu dhe më thanë që Beharin e ka kapur policia.” Sa i përket shkakut, e ëma e Beharit thotë se djali i saj mund të ketë vdekur për shkak të një infarkti, ndërsa shprehet se trupi i pajetë ka dalë vetë në sipërfaqe të ujit dhe është konstatuar nga një peshkatar që ka lajmëruar për gjetjen e Beharit. Veç nënës së tij, një dëshmi tjetër ka dhënë edhe shoku i fëmijërisë së Beharit, si dhe njëkohësisht banor i zonës së Farkës, shtetasi me iniciale N.S. Në fjalën e tij, shoku i Beharit tha se shkaku kryesor i vdekjes së Beharit ka qenë përdorimi i alkoolit, konkretisht rakisë. Ai u shpreh se prindërit e Beharit kanë rritur edhe 4 çuna të tjerë dhe kjo mes halleve, mundit dhe sakrificave, teksa shton se edhe pse të rritur në vështirësi, të 5 çunat dolën fëmijë të zgjuar në jetë, të kulturuar dhe të zhvilluar në tru.

Me fjalët më të mira për familjen Haka, shoku i të ndjerit tregon se Behari në fillim ishte nisur drejt Greqisë bashkë me familjen dhe aty bëri një shkollë profesionale për hidraulik dhe më pas nisi të punojë dhe veç kësaj filloi të ishte përdorues i pijeve alkoolike, rakisë. Sipas N.S., ndonëse krijoi një jetë në vendin fqinj, Beharit iu desh që të kthehej sërish në Shqipëri, pasi nëna e nuses kishte nisur të shfaqte probleme me shëndetin.

Pas disa kohësh nëna dhe babai i nuses së Beharit ndërruan jetë dhe i ndjeri bashkë me fëmijët u zhvendosën në shtëpinë e prindërve të ndjerë të bashkëshortes së tij. Shoku i fëmijërisë së të ndjerit thotë se para se 44-vjeçari të vdiste kishte dy ditë që kishte lënë rakinë, teksa shprehet se atë ditë kishte pirë 4 birra tek një lokal afër liqenit të Farkës ndaj dhe mendon se alkooli mund të ketë qenë shkaku kryesor i vdekjes së 44-vjeçarit Behar Haka.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit