Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës/ Mediat ndërkombëtare jehonë situatës “delikate”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.09.2021, 19:59

Ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targa nga Qeveria e Kosovës kanë pasur një jehonë edhe në mediet e njohura ndërkombëtare.

Media gjermane Bild e konsideron serioz kërcënimin e Serbisë për Kosovën e cila i ka dhënë një ultimatum 24-orësh NATO-s.

Në faqen e parë të Bild shkruhet: “Serbia e kërcënon Kosovën me luftë, ultimatum 24-orësh për NATO-n”. Bild shkruan se problem i reciprocitetit për targa mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur mes aleatëve të Rusisë siç është Serbia dhe vendit të mbrojtur nga NATO, që i referohet Kosovës.

Media tjetër prestigjioze ndërkombëtare Financial Times, ka raportuar se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në kufi kanë eskaluar.

“Përshkallëzohen tensionet në kufirin Kosovë-Serbi”, ka shkruar FT. Media britanike raporton se tensionet u përshkallëzuan përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në fundjavë pasi serbët i vunë flakën një objekti për regjistrimin e automjeteve dhe hodhën granata në një tjetër objekt qeveritar, në shenjë proteste kundër ndalimit të hyrjes së makinave me targa serbe në Kosovë.

“Tension në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës” është titulli i shkrimit të medias spanjolle elPeriodico

Media e njohur spanjolle shkruan se Serbia ka dërguar automjetet e blinduara pranë zonës kufitare. Ndryshe, sot është dita e tetë që kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të vendosur reciprocitetin në targa për të gjitha automjetet që kalojnë nga Serbia në Kosovë.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për ulje të tensioneve, derisa gjatë dy ditëve të fundit në afërsi të dy pikave doganore janë parë duke patrulluar edhe paqeruajtësit e KFOR-it.

Liderët nga të dyja vende edhe në ditën e tetë pas këtij vendimi nuk kanë treguar shenja të tërheqjes nga retorika e tyre politike.

Problemi i targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit