Prishja e banesave në Astir/ Qytetarja: Na ra si bombë, do i përgjigjemi me valë protestash

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.09.2021, 19:41

Një banore e Astirit ka paralajmëruar këtë të hënë një valë protestash, duke qenë se shtëpitë e tyre po prishen pa paralajmërim. Qytetarja në fjalë, ka folur për Fax News duke thënë se janë informuar në mënyrë informale për prishjen e banesave të tyre, ndërsa një ditë papritur i kanë shkuar në shtëpi disa punonjës të ARRSH-së për t’i njoftuar. Më tej, banorja thotë se lajmi për prishjen i ra si “bombë”. Ajo nuk kërkon gjë tjetër veçse projekti të jetë formal dhe të dihet kush banesa do prishen e kush jo.

Më konkretisht, qytetarja është shprehur:

Në rrugë informale morëm vesh që do na prishën banesat. Një ditë të bukur vijnë 3-4 punëtorë të ARRSH që thonë shtëpitë tuaja do të prishen se do bëhet unaza e re. Jemi qytetarë, jemi për zhvillim. Nuk kemi qenë në dijeni përpara absolutisht. Asnjë punonjës i bashkisë nuk ka komunikuar me banorët. Na ra bombë me thënë të drejtën. Kemi vendosur të bëjmë një valë protestash për të kërkuar që projekti të jetë formal dhe ta marrim vesh kush banesa prishen dhe kush jo.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit