Të mërkurën pritet takimi diplomatik në Bruksel mes negociatorëve midis palës serbe dhe asaj kosovare pas reciprocitetit të vendosur për targat, çështja më e nxehtë të Ballkanit e cila ka ngjallur tension të tejskajshëm tek të dy shtetet ditët e fundit. Serbia do të përfaqësohet nga shefi negociator serb Petar Petkoviq dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislmi, njëherësh shef i ekipit negociator kosovar, ka konfirmuar për mediat Peter Stano, zyrtari i Lartë për Informim për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian. Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Euopian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, u ka bërë thirrje të dyja palëve të përfshira në konflikt që të punojnë për të zbutur tensionet në veri të Kosovës.