Bild: Serbia po e kërcënon Kosovën me luftë, frikë nga përplasja mes Rusisë dhe NATO-s

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.09.2021, 16:20

Situata e krijuar mes Serbisë dhe Kosovës për reciprocitetin e targave ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Prestigjiozja gjermane "Bild" e konsideron serioz kërcënimin e Serbisë për Kosovën, e cila i ka dhënë një ultimatum 24-orësh NATO-s për të ndërhyrë. "Serbia e kërcënon Kosovën me luftë, ultimatum 24-orësh për NATO-n"- shkruhet në faqen e parë të gazetës gjermane. Në artikullin e saj, gazeta i druhet një konflikti të armatosur mes dy vendeve, ku Serbia ka përkrahjen e Rusisë ndërsa Kosova po mbrohet nga NATO.

Mbrëmjen e djeshme Serbia bëri lëvizjen e radhës duke vënë në gatishmëri një pjesë të ushtrisë së saj. Tensionet janë krijuar për shkak se që prej mesit të shtatorit, serbëve që futen në Kosovë iu është kërkuar të ndërrojnë targat e tyre të automjeteve me të përkohshme kosovare.

"Serbët e Kosovës po bllokojnë dy rrugë të rëndësishme për në Mitrovicë, qytetin më të madh të pakicës serbe në Kosovë. Dikush mund të mendojë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar por në Beograd i cili ka edhe mbështetjen e Moskës gjërat shihen ndryshe. Ushtria ka disa ditë që lëviz tanket në kufi me Kosovën duke folur për një provokim nga Kosova"– shkruan ndër të tjera Bild.

Burimi: Bild |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit