Plagosja e së resë në Vlorë/ Studentja: Më hodhi granatën në tavolinë, nuk pranonte ndarjen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.09.2021, 16:17

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e së resë në Vlorë. Refuzimi për të vijuar lidhjen, ka bërë që i riu nga Shkodra, Fadil Likaj, t’i hedhë granatën në tavolinën e lokalit, vajzës Kostandina Zanaj. Fatmirësisht mosplasja e granatës, ka sjellë shmangien e një tragjedie të rëndë, pasi në të kundër jo vetëm studentja Zanaj do ishte dëmtuar, por mund të kishte dhe pasoja të tjera tek njerëzit që ndodheshin në lokal. Fadil Likaj nga Shkodra tentoi të vrasë me granatë dhe më pas me pistoletë, studenten nga Berati Kostandina Zanaj.

Sipas Ora News, studentja Zanaj teksa është pyetur në polici, ka pohuar faktin se ka rreth 1 javë që qëndronte në qytetin e Vlorës, pasi vazhdon studimet e larta në universitetin “Ismail Qemali”. Zanaj ka shtuar se kishte disa muaj që njihej dhe bisedonte kryesisht me anë të telefonit me Fadilin dhe se kohët e fundit kishte dashur ta ndërpriste këtë njohje, pasi sjellja e tij ka qenë e bezdisshme dhe shqetësuese për të, gjë që ia kishte komunikuar edhe atij. Por, ky i fundit nuk e kishte pranuar vendimin e studentes dhe për këtë gjë ata e kishin lënë të takoheshin për herë të fundit në qytetin e Vlorës.

Dita e sqarimit

Ditën e ngjarjes studentja ka pohuar në polici, se ka shkuar e vetme te lokal ku kishte menduar të takonte, Fadil Likaj. Më pas aty ka ardhur dhe Fadili dhe së bashku janë ulur në një tavolinë. Pasi janë takuar, studentja ka pohuar në polici se i ka thënë Fadil Likajt fjalët: “Çfarë ke për të më thënë pasi çdo gjë mes nesh ka marrë fund!”. Dhe pas kësaj pa thënë asnjë fjalë, Fadil Likaj, ka nxjerë nga çanta e tij marsup një send që studentja, nuk e ka njohur se çfarë ishte, por e ka shquajtur si me formë vezake dhe ngjyrë të errët. Këtij sendi studentja, ka pohuar se Fadil Likaj i ka hequr diçka dhe e ka hedhur pranë saj.

E frikësuar nga ky veprim dhe nga ky send, studentja ka deklaruar se ka kërkuar ndihmë te personeli i lokalit dhe në këtë moment. Fadil Likaj, ka nxjerrë po nga çanta e tij marsup një pistoletë të vogël me ngjyrë gri dhe e ka qëlluar Kostandinën në pjesën e kokës. Gjuajtje nga e cila ajo është rrëzuar në tokë. Në këtë moment, Fadil Likaj, sipas saj është larguar me vrap dhe pas tij është ngritur dhe ajo vetë dhe kishte konstatuar se nga koka po i dilte gjak. Pasi është ngritur ajo pohon se ka dalë nga lokali dhe me anë të një autoambulance është transportuar për mjekim në spitalin e Vlorës.

Në polici studentja ka treguar se motivi i kësaj ngjarje është fakti se, Fadil Likaj, nuk pranonte në asnjë mënyrë ndërprerjen e marrëdhënies së njohjes mes tyre pavarësisht dëshirës së saj. Konstandina Zanaj nga goditja me armë ka pësuar një plagë gërvishtëse në pjesën e kokës, por pa i shkaktuar dëme serioze. Fadil Likaj, është munduar të largohet me shpejtësi, por i ka rënë pistoleta. Ndërsa është ndaluar nga personat që ndodheshin të pranishëm në lokal, të cilët ju vunë nga pas, ku mes tyre ishte dhe një oficer policie.

Likaj ka pranuar autorësinë e ngjarjes duke dhënë shpjegime në polici. Ai ka treguar se ka marrë dy granata dore luftarake dhe një pistoletë që i mbante pa lejë. Ai ka treguar se është takuar me studenten, ndërsa mes të dyve është zhvilluar një bisedë e shkurtër dhe këtu i irrituar Fadil Likaj, ka nxjerrë nga çanta një prej granatave të dorës luftarake të cilën e ka hedhur në drejtim të Kostandinës. Granata nuk e ka realizuar shpërthimin dhe këtu autori ka nxjerrë nga çanta armën e zjarrit pistoletë dhe me të ka qëlluar në drejtim të kokës së shtetases Kostandina Zanaj, veprim nga i cili arma ka realizuar vetëm 1 qitje.

Tashmë prokuroria e Vlorës për Fadil Likaj, ka ngritur akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve e municioneve”. Për këto akuza prokuroria i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës “arrest në burg”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit