Dita e parë e shkollës nis me protestë në Klos/ Qytetarët: Ne nuk kemi kryetar bashkie, çfarë shteti është ky

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.09.2021, 15:44

Dita e parë e shkollës në fshatin Suç të Bashkisë së Klosit nuk ka nisur si kudo në vendin tonë. Nxënës e prindër kanë protestuar para godinës së shkollës së mesme të Bashkuar “Haxhi Lata”. Shkak është bërë mos-hapja e kësaj godine prej më shumë se një viti e gjysmë, me argumentimin se është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Prindërit u shprehën se do të vijojnë bojkotin e tyre deri sa të kenë një zgjidhje përfundimtare.

“Bashkia Klos nuk ka pasur kryetar bashkie. Askush nuk ka ardhur këtu, as kryetari asnjë person nga bashkia.”-tha një qytetar.

Ndërkohë, një tjetër u shpreh:

Është rrugë nacionale, fëmijët janë të vegjël, i dalin makinës përpara. Çfarë shteti është ky. Unë dua sigurinë e fëmijës. S'kam për ta çuar fare në shkollë, do ta mbaj në shtëpi.

Edhe vetë fëmijët e shohin të pamundur që të mësojnë në godina të tjera ku kanë mësuar vitin e kaluar.

“Ne na çojnë vetëm në godina të vjetra. Duam shkollën tonë. Dua të hapët shkolla jonë.”

Në qershor të vitit 2020 ekspertët e Institutit të Ndërtimit në Tiranë kanë vendosur që kjo shkollë t’i nënshtrohej një rikonstruksioni, pasi ka pësuar një çarje në anën lindore, por edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë, ende nuk është bërë asgjë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit