Nisi aplikimi i dozës së tretë, më së shumti të interesuar personat mbi 60 vjeç

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.09.2021, 15:04

Në sallën e vogël të qendrës sportive Boris Trajkovski deri në mesditë me dozën e tretë të vaksinës anti-covid janë imunizuar 15 qytetarë. Ndonëse është dita e parë që ka nisur të aplikohet doza e tretë përforcuese, interesimi i qytetarëve është në nivel vlerësojnë mjekët e angazhuar në këtë pikë vaksinimi.

“Ka interesim, gjeneralisht te popullata mbi moshën 60 vjeç që janë vaksinuar në shtete tjera me dy doza, si në Serbi dhe nga stafi shëndetësor, i cili është vaksinuar këtu. Me mbushjen e gjashtë muajve ne tani aplikojmë edhe dozën e tretë Pfizer. Absolutisht nuk kishte asnjë lloj dyshimi, duhet të potencojë që kishte interesim të lartë edhe nga ana e qytetarëve që vinin vetëm për të pyetur, për tu informuar se si, ku dhe kur mund ta pranojnë dozën”, tha Kristian Mlladenovski – mjek.

Në pikat e vaksinimit kishte interesim nga shumë qytetarë për të marrë dozën e tretë, mirëpo sipas rekomandimit të Komitetit të Imunizimit atë mund ta pranojnë vetëm tri kategori qytetarësh.

“Që sot doza e tretë e vaksinës është në dispozicion për të gjithë qytetarët mbi moshën 60 vjeç, për të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe personat që kanë sëmundje kronike pavarësisht moshës”, raporton gazetarja e TV21, Almedina Ismajli.

TV21 i pyeti disa persona mbi moshën 60 vjeç të cilët po vaksinoheshin me dozën e parë ose të dytë nëse janë të gatshëm që ta marrin edhe të tretën pas gjashtë muajsh, ata ishin me mendime të ndara. Për një zonjë dy doza ishin të mjaftueshme ndërsa qytetarët tjerë thanë se do të veprojnë sipas rekomandimeve që japin ekspertët shëndetësorë.

“Nuk dua dozë të tretë, mjaft është kjo”.

“Po si jo do ta marr, të gjitha do t’i marrim me rend, si të na thonë ashtu”.

“Unë jam mbi 60 vjeç dhe nuk e di ende, kjo është diçka e re, tani si do jetë, do e shohim do t’i dëgjojmë ekspertët, e kemi patjetër t’i dëgjojmë ata”.

Doza e tretë e vaksinës jepet vetëm nga prodhuesi “Pfizer”, ndërsa në mënyrë shtesë do të vijojnë rekomandime për përdorimin e mundshëm të vaksinave nga prodhuesit e tjerë. Që të merrni dozën e tretë të vaksinës anti-covid, duhet të kalojnë gjashtë muaj nga imunizmi me dy doza. Doza e tretë mund të merret në çdo pikë vaksinimi edhe atë pa termin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit