Fituan mandatin e deputetit, për herë të parë në Parlamentin gjerman do ulen dy transgjinore

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.09.2021, 14:52

Për herë të parë në parlamentin gjerman do të futen dy transgjinore, pasi arritën të fitonin mandatin e tyre në zgjedhjet e së dielës. Tessa Ganserer dhe Nyke Slawik përfaqësuan partinë e të Gjelbërve, e cila doli e treta në zgjedhje, duke rritur numrin e votave të fituara në 14.8% nga 8.9% krahasuar me vitin 2017 dhe do të luajë një rol kryesor në ndërtimin e një koalicioni të ri tripalësh. Prioriteti kryesor i Ganserer, që ka qenë zgjedhur në qeverisjen vendore të Bavarisë në 2013, është të lehtësojë procesin e miratimit të ndryshimit të gjinisë të përcaktuar në dokumentet zyrtare. Ndër të tjera, Ganserer, që ka dy djem, dëshiron ndryshime në ligj në mënyrë që nënat homoseksuale të adoptojnë fëmijë.

"Është një fitore historike për të Gjelbrit, por edhe për lëvizjen "trans-emancipuese" dhe për të gjithë komunitetin LGBT"– tha Ganserer, 44 vjeç, për Reuters, duke shtuar se rezultatet ishin një simbol i një shoqërie të hapur dhe tolerante. Nga ana tjetër 27-vjeçarja Slawik, tha se rezultatet ishin të pabesueshme. Ajo siguroi një vend në parlament përmes listës së kandidatëve të Partisë së Gjelbër në shtetin perëndimor të Nordrhein-Westfalen. "Çmenduri! Unë ende nuk mund ta besoj plotësisht, por me këtë rezultat historik të zgjedhjeve do të jem patjetër anëtare e Bundestagut të ardhshëm"-u shpreh Slawik në një postim në Instagram. Slawik ka bërë thirrje për një plan veprimi mbarëkombëtar kundër homofobisë dhe transfobisë, një ligj për vetëvendosjen dhe përmirësime të ligjit federal kundër diskriminimit.

Burimi: Reuters |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit