Lirohen nga qelia Sebastian Mali dhe Viktor Marku, të akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës. Masa e tyre ndryshohet nga masë me arrest me burg në masë me arrest shtëpie. Daja e nipi ishin të dyshuar për vrasje në bashkëpunim ndaj Hekuran Billës. Kujtojmë se Billa u ekzekutua kohë më parë pranë një qendre tregtare në Tiranë. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.