Pse doli Rama në krah të Albinit?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.09.2021, 15:05

Edi Rama ka zhvilluar vizitën e tij më normale në Kosovë. Shfaqja e tij në krah të Albin Kurtit, pas takimit të përbashkët të dy delegacioneve, ishte një nga ato që kryeministri shqiptar i urren më shumë, pasi nuk përmbajnë tharmin e të bërit lajm. Por, Edi Rama u përkujdes pikërisht që ajo të ishte e tillë. Larg përplasjeve drithërruese me Ramush Haradinajn, krejt i ndryshëm në qëndrime si ato që sollën bojkotimin e deputetëve të LDK-së në kuvend, përtjej etiketimeve si “gomar” të të gjithë atyre që e konsideronin Thaçin tradhëtar, duke kapërcyer gër mërre si ato që e bënë të linte karrigen bosh, ndërsa fliste Vjosa Osmani, ai është treguar i përmbajtur deri në monotoni.

Madje edhe përkrah Kurtit, në konferencën për shtyp, ai ka dashur të evitojë çdo polemikë. Kur një koleg nga Prishtina e pyeti për etiketimin si konspiracionist që i bëri Albinit në krah të Merkelit, ai u mjaftua duke thënse se fjalët ia kishin nxjerrë nga konteksti. Kur dikush e ngacmoi për “Open Balkan”, ai rëshqiti duke thënë se me homologun e vet në Prishtinë kanë qasje të ndryshme për të arritur qëllim të njëjtë. Kur Albin Kurti tregoi se në takimin e përbashkët kishin biseduar më tepër ministrat përkatës për çështje konkrete, ai e korigjoi nga frika se mos mediat e reportonin lajmin me titullin: “këta të dy nuk flasin”. Edi Rama u soll brenda kornizave të ngushta të shefit të një qeverie që viziton shtetin e vëllezërve të një gjaku edhe në raport me konfliktin që po zhvillohet në Jarinjë dhe Bërnjak. Ai i dha plotësisht të drejtë Albin Kurtit për vendosjen e reciprocitetit për targat, akuzoi Beogradin për masa ushtarake teatrale, theksoi prezencën absurde të futjes së ambasadorit rus në këtë konflikt, madje u kujtua të përmende edhe një fakt që kishte bërë sikur e harronte më parë, që serbëve të Kosovës shteti u paguan edhe energjinë elektrike.

Po të lexohen me vëmendje pikat mbi të cilat kryeministri shqiptar vuri theksin këtë radhë duket sikur qëndrimi i tij ka ndryshuar me 180 gradë. Mjafton të mos shkosh në kohë më larg se kjo verë, për të kujtuar se ai e akuzoi Prishtinën se po bëhej pengesë në përparimin e dialogut me Beogradin, se ai e cilësoi si konspirative dhe me kokën nga e shkuara qëndrimin e qeverisë së Kosovës ndaj Open Balkan, për të mbërritur në fund tek deklarata që lëshoi nga New Yorku, ku vuri shenjën e barazimit mes palëve për konfliktin që po zhvillohej në Jarinjë.

Prej disa vitesh, por sidomos pas ardhjes në pushtet të qeverisë Kurti, Edi Rama ka pasur një shqetësim, që asnjë telash, problem apo pretendim që vinte nga pala kosovare, të mos cënonte marëdhënien speciale që ai ka arritur të ndërtojë me Aleksandar Vuçiçin.

Qoftë kur të dy silleshin si fanatikë të një bote që kërkon zgjidhje me ndryshim teritoresh dhe shkëmbim popullsish, qoftë kur ndryshonin katërcipërisht qasje duke luajtur promovuesin modern të një gadishulli pa kufij, Rama ka hyrë në betejë me çdo shqiptar që ishte kundër projekteve të tij me presidentin serb. Në këtë optikë Albin Kurti u shfaq si pengesa e tij më e madhe dhe prandaj ai u bë targeti kryesoi i sulmeve të mediave të rilindjes.

Ku po gënjen Albin Kurti?

Por kushtet aktuale, kur tanket serbe janë pozicionuar në kufi, kur avionët e tyre shkelin hapsirën ajrore të Kosovës, kur Moska ka marrë një pozicionim të qartë, e kanë trysnuar kryeministrin shqiptar në morsën e të pamundurës. Në këto kushte ai nuk e kishte as luksin për të shkaktuar polemika, as lirinë për të shigjetuar liderin kosovar të radhës. Ndaj ai u kujdes me ngërç dhe pahir ti dilte në krah Kurtit, pasi çdo qëndrim i ndryshëm do ti kthehej në boomerang. Në këtë moment, pikërisht në Prishtinë, ai nuk mund të bënte as rolin e kozmopolitit as të liderit perendimor që qëndron mbi palët. Prandaj zgjodhi me pahir rolin e mërzitshëm të patriotit që mbështet “vëllain e vogël”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit