Ish presidenti Branko Cërvenkovski: Maqedonia është shtet i korruptuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.09.2021, 14:16

Ish presidenti Branko Cërvenkovski në konferencën e sotme të organizuar nga ASHAM me temë “Shteti bashkëkohorë maqedonas- dy etapa në formimin dhe zhvillimin: 1941-1991/1991-2021”, ka bërë apel që të formohet platformë nacionale, që do të definojë problemet kyçe të vendit.

Cërvenkovski në fjalimin e tij tha se merr përgjegjësi të plot dhe pranon gabimet që janë bërë në periudhën kur ka qenë kryeministër, mirëpo gjithashtu adresoi kritika deri tek udhëheqësia aktuale.

“Maqedonia është shtet i korruptuar, ndërsa në shtet të korruptuar nuk ka barazi para ligjit, nuk ka ekonomi fer të tregut, nuk ka arsim kualitativ, ku diplomat të meritohen, e jo të blihen, nuk ka as shëndetësi cilësore, as besim në institucione,raporton alsat.

Në një vend të korruptuar nuk ka sistem mbizotërues të vlerave shoqërore për të ecur përpara. Së dyti, Maqedonia është një shtet i konfrontuar thellë dhe i ndarë në brendësi, në të cilin partitë politike nuk shihen si konkurrente, por si armiq që duhet të shkatërrohen mes vete dhe në të cilin nuk mund të arrihet konsensus për ndonjë çështje të rëndësishme. Dhe së treti, Maqedonia është një vend që jeton me kredi, ndërsa ai që jeton me kredi, vdes me këste”, tha mes tjerash Cërvenkovski.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit