Presidenti francez Emmanuel Macron është përfshirë sërish në një incident gjatë një takimi në Lyon. Këtë herë turma e ka qëlluar me vezë, e cila në fakt nuk u thye në momentin kur e goditi. I riu u arrestua nga shërbimet e sigurisë së presidentit të Francës. Kujtojmë se para pak muajsh presidentit francez i ndodhi një incident i ngjashëm, ku ai u qëllua me shpullë nga një i ri të cilit iua afrua për të biseduar. Truprojat e tij nuk mundën ta parandalonin atë ngjarje, por reaguan menjëherë duke e neutralizuar personin që qëlloi.
Burimi: worldakkam.com| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania