“Njëri prej fëmijëve është me leucemi”, flet nëna e 23-vjeçares që vdiq në operacion: U martua që 17-vjeçe, burri e dhunonte

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2021, 13:51

Para pak ditësh u njoftua se 23-vjeçarja Brisilda Sadushi ka humbur jetën pasi i ishte nënshtruar një operacioni në spitalin e Vlorës. E reja e cila ishte nënë e dy fëmijëve të mitur kishte infeksion të përgjithshëm në gjak dhe tension të ulët dhe sapo hyri në operacion ndërroi jetë. Duke folur për "BW", nëna e 23-vjeçares tha se ajo ka patur një jetë vështirë dhe se burri me të cilin u martua që 17-vjeçe e dhunonte në mënyrë sistematike, ndërsa njëri prej fëmijëve të saj ishte me leucemi. Nëna e e 23-vjeçares tha se bashkëshorti e kishte braktisur mes katër rrugësh në skamje e sëmundje, derisa dha shpirt.

Telefonata e fundit me Brisildën?

Para dhjetë ditësh, nga sot i bie para dy javësh, më merr në telefon dhe më thotë “mami çova djalin e vogël për vizitë, i kanë dalë analizat keq”. I thashë të mos mërzitet, por më tha se ku do ta gjente kurajon. I thashë se do mundohemi të dyja, sikur dhe kanaçe të mbledhim. “O moj mami çfarë do bësh ti më parë”. I thashë që do t’i bëjmë të gjitha dhe do ta përballojmë. Kjo ishte. Më pas, marr në telefon, në fshatin ku kam qenë e martuar, ish-kunatën, i kam marrëdhëniet shumë të mira me ata, dhe iu luta të lajmërojë pak të atin e vajzës të më marrë në telefon. I thuaj të ndihmojë vajzën, të paktën për një muaj, sa të mbyll punën unë. Ajo më tha “në rregull” dhe më tha që do më kthente përgjigje. E mora unë, se nuk duroja dot, më tha që “më ka thënë mos më shqetëso më, ai film është mbyllur”. Pra, ai nuk donte ta ndihmonte vajzën, i kishte thënë kunatës që nuk ekziston më për mua ajo. Ish-bashkëshorti im ka qenë shkaktari i martesës së vajzës, pa më vënë në dijeni fare, në moshën 17-vjeçare të vajzës. Ne u ndamë më 2014, më 2017 ai martoi vajzën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit