Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë një ndër çiftet më të përfolura të "showbizzit" shqiptar pasi bëjnë bujë me çdo postim dhe dalje publike. Muaj më parë çifti u martua në Maldive në një ceremoni tepër private, pasi Fjolla ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ishte arratisur nga "arresti i shtëpisë". Pasi Fjolla u arrestua dhe u la në paraburgim për 40 ditë duket se tani kanë nisur problemet brenda familjes. Në llogarinë e saj personale në Instagram, Fjolla ka fshirë çdo postim që kishte me partnerin e saj Fisnik dhe nuk e ndjekin njëri-tjetrin. Por sikur të mos mjaftonte kjo tani Fiskniku nuk ndjek më as Ledianën vajzën e Fjollës.
Të jetë kjo një ndarje e vërtetë mes çiftit, apo vetëm një arsye për më shumë lajme mbetet për t'u parë....