Është konfirmuar një viktimë në Kretë si pasojë e tërmetit të fortë që tronditi vendin.I ndjeri është një nga personat e bllokuar që ishin në kishën e Profitis Ilias në Arkalochori. Sipas informacioneve të protothema.gr, kupola e kishës u shemb, si rezultat i së cilës një person humbi jetën.
Ndërkohë, deri më tani, janë konfirmuar nëntë persona të plagosur dhe dhjetra ndërtesa të shembura. Dyshohet se ka ende persona të tjerë të mbetur në rrënoja.