Në moshë të re ka vdekur Endrit Qorri, një i ri nga Drenasi. Për vdekjen e tij njoftoi kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, i cili ngushëlloi familjen për këtë humbje.
Rrethanat e vdekjes së tij nuk u konkretizuan, por Lladrovci e cilësoi vdekjen e tij si lajm tragjik. “Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen nga jeta e të riut, Endrit Qorri.
Në emrin tim dhe të komunës së Drenasit shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Qorri, shokëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur”, është shprehur Lladrovci.