Një burrë 56-vjeçar dyshohet se vrau tre fëmijët e tij të mitur në një apartament në Zagreb dhe më pas tentoi të bëjë vetëvrasje. Policia, e alarmuar nga të afërmit e burrit, të cilët kishin zbuluar në rrjetet sociale se ai po planifikonte të bënte vetëvrasje, ndërhyri dhe gjeti trupat e tre fëmijëve dhe 56-vjeçarin në gjendje të keqe.
“Mjekët përcaktuan se fëmijët vdiqën dhunshëm, ndërsa burri u dërgua në spital për kujdes.”-thuhej në njoftimin për shtyp.
Dy nga tre fëmijët, binjakë, ishin 7 vjeç, ndërsa fëmija i tretë ishte 4 vjeç. Sipas mediave të huaja, burri u përpoq të bënte vetëvrasje duke marrë helm ose ilaçe, ndërsa nëna e fëmijëve, ish-gruaja e të dyshuarit nuk ishte në Zagreb kur ndodhi krimi.
Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA