Një tërmet me magnitut 3,8 i shkallës Rihter është regjistruar në Santorini të Greqisë. Sipas mediave greke, epiqendra u raportua 12 km në lindje-verilindje të Oia, ndërsa thellësia fokale vlerësohet se është 10 km. Sipas banorëve të ishullit, tërmeti ishte intensiv dhe kishte shumë “zhurmë”. Vlen të theksohet se që prej fillimit të këtij viti Greqia është “pushtuar” nga tërmete të shumta.