Një aksident i rëndë është në rrugën Hanja-Kisamos në Greqi, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 persona ndërsa u plagosën 5 të tjerë. Pesë automjetet u përplasën në rrethana të paqarta, ndërsa mes të plagosurve, të cilët janë tre burra dhe një grua, thuhet se është edhe një foshnjë 6 muajshe.
Ambulanca, zjarrfikëse dhe policia rrugore shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa u krijuan radhë automjetesh. Nuk janë identifikuar ende viktimat.
Burimi: www.skai.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA