Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Grmash-Cërrik në fshatin Banjë, ku një 29-vjeçar i cili drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge. I riu është dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Cërrik/ Informacion paraprak. Më datë 26.09.2021, në aksin rrugor Grmash-Cërrik, në fshatin Banjë, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.