Ngjarja që po mrekullon botën! Shtëpia e pensionistëve i shpëton llavës përvëluese në ishujt Kanarie

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.09.2021, 19:08

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ishujt Kanarie, ku vullkani i "Cumbre Vieja" vazhdon të nxjerrë llavë e tym prej ditësh. Teksa llava e fuqishme shkrumboi çdo gjë që i doli para në La Palma, një shtëpi pensionistësh ka mbetur e paprekur dhe i ka shpëtuar mrekullisht flakëve. Lajmi ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale de është bërë viral, ndërkohë që nëpër komente njerëzit shprehen mjaft të habitur dhe e cilësojnë si një rast të çuditshëm. Vetë pronarët e shtëpisë, një çift pensionistësh danezë nuk gjenden në ishull, por janë shumë të befasuar që shtëpia e tyre nuk është rrënuar. “Kur e morën vesh këtë, ata filluan të qajnë”- u shpreh arkitektja Ada Monikendam për El Mundo. Pronarët e shtëpisë zgjodhën La Palma-n për për peizazhin e tij spektakolar vullkanik, sipas El Mundo. Çifti madje menduan të tërhiqeshin në Hawaii, të rrethuar gjithashtu nga vullkane, por ata zgjodhën Ishujt Kanarie për të qenë më afër Danimarkës.

Nga ana tjetër një sërë fshatrash përreth vullkanit u evakuan me shpejtësi dhe për fat të mirë nuk pati viktima, por vetëm dëme materiale. Ishujt Kanarie gjenden rreth 100 kilometra larg bregut perëndimor të Afrikës, ndërsa La Palma është ishulli më veriperëndimor i arkipelagut. Autoritetet atje ishin në gjendje gatishmërie pasi mijëra dridhje toke qenë raportuar që javën e kaluar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit