Maqedonia e Veriut nesër nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.09.2021, 18:29

Maqedonia e Veriut ditën e hënë nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti Covid tel qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësor dhe personat me sëmundje imunologjik.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate për mediat nga ministri i Shëndetësisë venko Filipçe.

“Qytetarët mbi 60 vjet, sipas kohës se kur e kanë pranuar dozën e dytë të vaksinës do të marrim mesazh për vaksinim, kurse mesazhi do të rikujtim se do të mund të vaksinohen në vendin më të afërt”, ka thënë Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për skriningun në shkolla, Filipçe theksoi se me siguri do të fillojë pas 2 javëve.

“Unë besoj se përgatitjet do të përfundojnë këtë javë dhe se javën e ardhshme do të mund ta fillojmë me testim. Qëllimi është që të zbulohen bartësit eventual asimptomatik të virusit”, tha mes tjerash Filipçe.

Me dozën e tretë do të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësor, pacientët të cilët kanë transplantime të kryera, janë në dializë apo kanë imunitet të dobët, e të cilët kanë kaluar 6 muaj që nga marrja e dy dozave të para të vaksinës.

Vendimi për dozën e tretë edhe në Maqedoni vjen pas rekomandimit të Agjencive evropiane dhe amerikane të Ilaçeve si dhe analizave të cilat janë bërë gjatë periudhës së shkuar. Komiteti për imunizim ka vendosur që doza e tretë të jetë me Pfizer pavarësisht se me cilën vaksinë paraprakisht është imunizuar personi i caktuar.

Për vaksinimin me dozën e tretë qytetarët do të njoftohet me SMS porosi në të cilën do ju caktohet termin, njëjtë sikur procesi i vaksinimit në fillim me grupet kritike të qytetarëve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit