Zvogëlohet numri i rasteve aktive në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.09.2021, 11:40

Ka filluar të bie numri i rasteve të reja me coronavirus në Maqedoninë e Veriut. Vetëm dje u regjistruan 392 raste të reja nga 4.633 testim ose rreth 8.4%. Më herët kjo përqindje ishte mbi 10. Po ashtu bie edhe numri i rasteve aktive. Në fillim të shtatorit në Maqedoni kishte mbi 15 mijë raste aktive, ndërsa momentalisht nga 12.240 raste aktive.

Në Maaqedoni deri tani janë kryer 1.274.003 testime për coronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar gjithsej 189.551 raste me coronavurs, ndërsa prej tyre 170.734 pacientë janë shëruar dhe 6.577 kanë humbur jetën. Sipas analizave epidemologjike, në Shkup ka më së shumti raste aktive me 5.689, ndërsa më pas vjen Kumanova me 967, Tetova 945, Ohri 502, Gostivari 490, Kërçova 417, Struga 364, Velesi 312, Strumica 310, Prilepi 304, ndërsa në qytetet tjera numri i rasteve aktive është më i vogël se 300.

Po ashtu deri dje janë vaksinuar 781.623 qytetarë, ndërsa 714.135 janë rivaksinuar, ndërkaq sipas të dhënave të fundit, me një dozë është vaksinuar 55% e popullatës mbi 40 vjet dhe 31% e popullatës nga 18 deri 39 vjet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit