Policia jep detaje për sulmet e djeshme në Zubin Potok e Zveçan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.09.2021, 11:31

Sot është bërë një javë që nga dita kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet me shtetin e Serbisë, sa i përket targave të automjeteve.

Me të marrë ky vendim, asnjë automjet nga shteti serb nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës pa u pajisur me targa të përkohshme, apo targa të njohura si provuese.

Ky vendim i marrë nga Qeveria e Kosovës bëri që situata në veri të jetë e tensionuar, ku serbë të shumtë vazhdojnë të protestojnë kundër këtij vendimi.

Përpos vendosjes së barrikadave të shumta në Jarinje dhe Bërnjak, gjatë ditës së djeshme pati edhe disa incidente të tjera.

Njëra prej tyre ishte ku persona të dyshimtë kanë djegur objektin e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në komunën e Zubin Potokut.

E lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se në rrethana të panjohura zjarri ka përfshirë njërën nga zyrat e kësaj komune.

“Zubin Potok 25.09.2021 – 01:05. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë zyra e Komunës së Zubin Potokut. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”.

Përpos kësaj një raportim tjetër u bë në Zveçan, ku persona të panjohur kanë thyer xhamin e zyrës së regjistrimit dhe kanë hedhur dy granata dore.

“Njësia për deminim ka dal dhe ka bërë asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjithashtu u theksua se njësitë përkatëse të policisë janë duke hetuar rastin.Lidhur me këto raste dje u deklarua edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ndër të tjerash ai tha se përkundër veprimeve të tilla, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me angazhim të plotë në zbatimin e vendimit në tërë territorin.

“Ftojmë qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve”, shtoi ai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit