Pacientët kot paguajnë sigurim shëndetësor”, presin me muaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.09.2021, 10:29

Për kontrolle specialistike pritet me muaj apo edhe një vit. Në disa komuna në vend, mjekët e përgjithshëm përballen me probleme të mëdha kur duhet të caktojnë eko të gjirit ose prostatës. Ankohen se në sistemin elektronik “Termini im” nuk ka termine të lira për pacientët e tyre. Kështu ata nuk mund të vijnë deri te diagnoza, ose prevenimi dhe të shpëtojnë jetë njeriu, thotë kryetarja e Lidhjes së mjekëve privat Lilija Çollakova Dervishova.

“Ka problem të madh në terren me terminet, nuk ka termine për eko të gjirit, mamografi, për eko të prostatës, pritet në shëndetin publik deri në dy muaj. Nëse duhet pacienti që të bëj golonoskpi, i cili është problem serioz për të ardhur shpejtë te diagnoza dhe shpejt të bëhet trajtim dhe të shpëtohet jetë njeriu. Në kohën e koronës, vitin e kaluar kishte pacientë që duhej të bënin kontrolle për Pacemeker, stenda dhe u janë anuluar terminet dhe dikujt i ka kushtuar shëndet, terminet për patologji të ndryshme janë të ndryshme për pritje”, tha ajo për tv21 në Maqedoni.

Me këtë problem nuk po përballen vetëm për shkak pandemisë, por që kur ka hyrë në funksion sistemi elektronikë “Termini im” tha Çollakova. Kështu qytetarët ndonëse me dekada paguajnë sigurim shëndetësor detyrohen t’i drejtohen dyerve të spitaleve private, shtoi kryetarja e mjekëve privat.

“Politika shëndetësore po udhëhiqet shumë keq, nga të gjithë ministrat, nuk pranojnë zgjidhje bazike dhe nuk pranojnë propozime nga baza qytetare dhe punonjësve shëndetësorë. Është bërë një koncentrim i kuadrove profesionale vetëm në Shkup, në pjesën më të madhe, përderisa brendësia e Maqedonisë vuan për staf profesional. Mungon kuadro profesionale në të gjithë Maqedoninë dhe janë të shpërndarë gabimisht”.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe premtoi se nga e hëna do të ketë termine të mjaftueshme për të gjitha analizat dhe kontrollet për të cilat kanë nevojë pacientët.

“Kemi pranuar ankesa nga pacientët dhe disa nga mjekët amë, kështu që sot të gjitha shërbimet po punojnë, janë në bisedime me drejtorët e të gjitha institucioneve ku bëhen terminet, në mënyrë që të lirohen më shumë ose pastrohet lista e pacientëve që mbajnë pezull termine të caktuar, dhe në ndërkohë me udhëzime prioritare ata kanë realizuar kontrollin. Këta janë dy mekanizmat e ngarkojnë vërtet sistemin, besoj se të hënën e ardhshme, nesër pas këtij sistemimi aktual, do të ketë kushte të mjaftueshme për të gjitha këto teste”.

Përndryshe në lidhje me këtë problematikë ka reaguar edhe Kryetari i Lidhjes së specializantëve dhe mjekëve të rinj Nenad Lazarov, i cili ka shkruar se pacientët me sëmundje kronike duhet të presin deri në 6 muaj për të caktuar kontrolle dhe për të marrë terapi. Kirurgët e Spitalit të përgjithshëm “8 Shtatori” për të hënën paralajmëruan protesta. Kjo për shkak të mungesës së kapaciteteve të sallat e operacioneve, të cilat janë vënë në shërbim të pacientëve me covid. Mirëpo protesta u anulua pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit