Presidenti i Këshillit Evropian: Kurti dhe Vuçic të tërhiqen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.09.2021, 09:21

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nga presidenti serb Aleksandër Vucic të deeskalojnë situatën dhe të tërhiqen mbrapa nga tensionet në veri.

Michel ka thënë se po qëndron në kontakte të ngushta me kreun e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel dhe i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë ta qetësojnë situatën.

Gjithashtu Michel ka bërë thirrje që të tërhiqen trupat e Forcave Speciale të policisë së Kosovës dhe barrikadat nga pikat kufitare 1 dhe 31 në Jarinjë dhe Bërnjak.

“Në kontakt të ngushtë me Josep Borrell. Koha që Serbia dhe Kosova, Aleksander Vucic dhe Albin Kurti të tërhiqen mbrapa dhe të deeskalojnë situatën, përfshirë edhe tërheqjen e Forcave Speciale dhe barrikadave dhe të vazhdojnë negociatatet sipas propozimeve të Emisarit të Lartë të BE’së Miroslav Lajcak”, ka shkruar Michel.

Reagimi i Michel vjen sot pas tensioneve të mëdha në veri të Kosovës ku në Zveçan e Zubin Potok pati sulme ndaj Qendrave të Regjistrimit dhe gjithashtu pasi avionë ushtarakë serbë u panë duke lëvizur mbi Jarinje e Bërnjak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se Serbia po provokon konflikt ndërkombëtar e që gjithashtu mund të marrë përmasa rajonale me anë të veprimeve të tilla siç janë bllokimi i rrugëve dhe kërcënimet me mjete ushtarake tokësore e ajrore.

Ndërkohë, sot është mbajtur edhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës por që asgjë nuk është thënë për media. Sipas raportimeve të fundit, situata në veri është e qetë, ndërsa protestuesit serbë vazhdojnë të qëndrojnë aty duke provokuar me këngë nacionaliste, policët specialë të Kosovës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit