Prej disa vitesh Linda Aliu njihet si policja më atraktive në vend, madje për të kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare. Por, së fundi ajo ka marrë vëmendjen edhe me disa fotografi që ka publikuar. Në fotot e fundit, Aliu është shfaqur me armë. Në njërën prej këtyre fotografive, dikush i ka komentuar “shko në veri”, pas situatës së krijuar së fundmi atje, ku rrugët që dërgojnë për te pikat kufitare po qëndrojnë të bllokuara prej gjashtë ditësh. Këtij komenti, i është përgjigjur menjëherë Linda. “Edhe veriu është Kosovë”-ka qenë përgjigja e saj. Aliu ndiqet nga rreth 90 mijë persona në Instagram.