Mesazh nga Serbia: Helikopterët ishin paralajmërim për Kurtin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2021, 22:57

"Helikopterët e ushtrisë që u shfaqën në afërsi të pikës kufitare Kosovë-Serbi, nuk janë kërcënim për askënd, por një mesazh paralajmërues dhe parandalues për Albin Kurtin". Kështu ka deklaruar kryetari i të ashtuquajturit "Komision për Kosovën në Kuvendin e Serbisë", Milovan Drecun.

Sipas tij, ky paralajmërim është që Kurti të fillojnë de-përshkallëzimin e situatës dhe për të mos menduar për tensione dhe konflikte të reja me popullin serb, por për t’iu përkushtuar bisedimeve.

“Ky është mesazhi ynë i paqes. Nëse pala tjetër heq dorë nga një zgjidhje paqësore e problemit, ne do të zbatojmë të gjitha kapacitetet mbrojtëse që kemi,” tha Drecun në televizionin Tanjug.

Sipas tij, mesazhi i Serbisë është i qartë dhe është një mesazh paqeje.

Drecun theksoi se Serbia kërkon që Prishtina të ndalojë veprimet e dhunshme, të kthejë forcat speciale jashtë veriut të Kosovës dhe kërkon nga institucionet ndërkombëtare të pranishme në Kosovë që të realizojnë mandatin e tyre dhe të parandalojnë Prishtinën që të ndryshojë në mënyrë të njëanshme dhe të dhunshme situatën në terren.

“Përndryshe, nëse institucionet ndërkombëtare nuk duan ose nuk janë në gjendje të zbatojnë mandatin e tyre, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë dhe populli serb është më i rrezikuar atje, atëherë ne do ta zbatojmë atë pjesë të mandatit, “tha ai.

Sipas tij, disa informacione tregojnë se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e dinte se veprimet po përgatiteshin në pikat kufitare dhe nuk e parandaluan atë.

Ai theksoi se tani bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, NATO dhe Prishtinë po analizojnë hapat e mundshëm të Beogradit për lëvizje të mundshme të mëtejshme nga Prishtina.

Ai deklaroi se Kurti tani është duke u konsultuar me bashkëpunëtorët e tij nëse do të prishin barrikadat dhe se nëse ai vendos ta bëjë këtë, kjo sigurisht që do të çojë në një konflikt me popullin serb, i cili nuk është i mirë.

"Është shumë e rëndësishme se si do të sillet Prishtina në ditët në vijim,” theksoi ai, duke përmendur 1 tetorin si një ditë tjetër të mundshme problematike.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit