JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ekskluzive/ Pas tankeve në kufi me Kosovën, Serbia “pushton” dhe Shqipërinë me qumësht
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25/09/2021 19:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditët e fundit situata në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë ka patur një përshkallëzim të toneve dhe veprimeve të forcave policore në të dy anët e kufirit për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin e targave. Nga qytetarët që banojnë në afërsi të kufirit raportohet se janë parë edhe tanke të dërguara nga Serbia. Mirëpo duket se pas këtyre tankeve në kufi me Kosovën, Serbia po “pushton” edhe vetë Shqipërinë, jo me armë por me qumësht.

Sipas një dokumenti ekskluziv të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, rezulton se një kompani shqiptare, përkatësisht LUFRA, ka importuar direkt nga Serbia mbi 24 ton me qumësht të pasterizuar me yndyrw 2.8%, kjo sasi është ekuivalente me një kamion të madh. Sipas qytetarit që ka dërguar dokumentin, kjo kompani importon rreth 8 kamionë në javë, që me një llogari të thjeshtë i bie gati 200 mijë litra në javë. Duhet të kemi parasysh që këtë sasi e importon vetëm njëra nga kompanitë që shesin qumësht në Shqipëri, pa llogaritur këtu numrin jo të vogël të kompanive të tjera. Siç ndodh rëndom në tregun shqiptar, shanset janë që të gjitha kompanitë e qumështit në Shqipëri të veprojnë në këtë mënyrë. Në një kohë që kompanitë shqiptare pretendojnë se qumështi i shitur prej tyre është bio, në fakt rezulton se importohet nga Serbia duke bërë që qumështi serb të vërshojë “si lumë” në tregun shqiptar.