Kurti: Konflikti rrezikon të marrë përmasa rajonale, morali i policisë s’ka qenë kurrë më lart se tash

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2021, 16:45

Kryeministri i Kosovoës, Albin Kurti ka folur në një konferencë për media pas tensioneve në veri. Kurti ka thënë se konflikti rrezikon të marrë përmasa rajonale si pasojë e provokimeve nga ana serbe, sulmeve kriminale të cilat ai i quajti “terroriste”.“Konflikti rrezikon të marrë përmasa rajonale. Ne kemi treguar interesimin tonë për dialog. Vuçiq ka refuzuar dhe ka zgjedhur inkurajimin e grupeve kriminale në veri. Bllokadat dhe veprimet kriminale me elemente terroriste janë të tilla sepse krimi, tensioni, kontrabanda dhe kaosi ka qenë e vetmja formë mbijetese”, ka thënë ai.“Ata kanë bllokuar rrugën, jo vetëm me kamion. Por edhe me bulldozerë. Njësitet Speciale edhe po i mbrojnë kufitë, edhe policët. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë. Aty ku ka polici nuk ka incidente. Aty ku nuk ka pas polici, ka pasur rrezik të ndodhë, dhe ndodhi, një akt kriminel. Gjashtë ditë, asnjë incident. Pse? Sepse ku ka polic, ka siguri dhe nuk ka incidente”, tha ai.Ai vazhdoi duke lavdëruar policinë e Kosovës, të cilët sipas tij asnjëherë si tash nuk e kanë pasur moralin lartë.“Kurrë s’ka qenë më lartë morali i Policëve të Kosovës dhe profesionalizmi i tyre është e shkëlqyer. Unë i falënderohem secilit prej tyre. E gjithë Kosova duhet ta mbështes Policinë e Kosovës. Por natyrisht askur sikur ata. Ju ftoj që t’i përkrahim e t’i duam ata që kaq shumë po e duan Kosovën tonë të dashur”, tha ai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit