Tragjedia në Tetovë, Zaev minon opozitën për Komisionin Anketues

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2021, 15:10

Kryeministri Zoran Zaev minon edhe hapin e dytë të opozitës për Komision anketues në Kuvend mbi tragjedinë e 8 shtatorit në spitalin modular të Tetovës. Zaev thotë se shumica parlamentare janë të interesuar për komision brenda kornizave parlamentare, por pas përfundimit të hetimit,raporton alsat. Nuk ikim nga transparenca dhe kontributi për t’u zbardhur gjitha hollësitë dhe përgjigjet mbi atë se çfarë ka ndodhur në Tetovë, zjarrin dhe viktimat. Por ashtu siç është rendi, si fillim duhet t’ia lëmë fjalën organeve hetuese. Nuk munden përfaqësuesit politik të jenë kryesorë dhe bartës të hetimit. Kur të përfundon hetimi dhe të thuhet gjithçka, Parlamenti e ka të drejtën ashtu siç ka bërë në të kaluarën të hap debat anketues, t’i thërras përfaqësuesit, përgjegjësit t’i pyes dhe përmes parlamentit të dëgjohen përgjigjet që i kërkon populli ynë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Opozita akuzon pushtetin se me refuzimin e komisionit anketues po tenton të harron nga opinioni tragjedinë e Tetovës. VMRO-DPMNE-ja i bën thirrje Prokurorisë Publike të heton pa ndikime politike.

Pushteti dëshiron të harrohet ky skandal. Jo vetëm Prokuroria Publike, por edhe Kuvendi dëshiron një gjë të tillë i cili refuzon të debaton për këtë temë. Të gjitha institucionet janë venë në shërbim të pushtetit për të fshehur këtë skandal. Prokuroria Publike ta kryen punën e saj me profesionalizëm dhe pa ndikime, duke thirrur në përgjegjësi personat kompetent për çështjen e Tetovës”, deklaroi Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Pas refuzimit të kërkesës së parë për shkak të mos respektimit të emrit kushtetues, opozita ditë më parë njoftoi se do të dorëzon nismë të re për komision anketues duke respektuar emrin kushtetues. Partia e Hristijan Mickoskit paralajmëron adresimin e kërkesës në ligjvënës edhe pse nga dita e hënë nuk do të thirren seanca plenare për shkak të mos keqpërdorimit të Kuvendit për fushatë zgjedhore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit