SHBA do të ndihmojnë procesin e zhbllokimit të ngërçit Shkup- Sofje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.09.2021, 17:36

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë procesin e zhbllokimit të ngërçit Shkup- Sofje, që po mban të bllokuar integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por jo përmes kyçjes së drejtpërdrejt. Ambasadorja amerikane Kejt Bërns tha së SHBA-ja po bën gjithçka që është e mundur për ta çuar para procesin.

Ne e shohim të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe konfirmojmë rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve dhe shpresojmë se do të vazhdojë deri në fund të vitit. Ne vazhdojmë bisedimet më të gjithë partnerët. Kemi bisedime me qeverinë në Shkup, bisedime me vendet fqinje dhe në gjithë Evropën dhe tani bëjmë gjithçka është e mundur për të shtyrë procesin përpara. Nuk kam ndonjë paralajmërim konkret për të bërë në këtë moment, përveçse të them se SHBA-të do të angazhohen në këtë çështje dhe në bisedimet, sepse të gjithë kemi të njëjtin vizion, që Maqedonia e Veriut të zërë vendin që meriton në BE”, pohoi Kate Mary Bërns, ambasadorja e SHBA-ve në Shkup,raporton alsat.

Ndërkohë zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov tha se nuk ka atmosferë për realizimin e një dialogu të mirëfilltë mes Shkupit dhe Sofjes, ndërsa fajëson Bullgarinë për shkelje të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë. Sipas Dimitrovit bukuria me forcë nuk arrihet.

Përgjegjësia e politikanëve është që të krijojnë atmosferë, ndërsa përgjegjësia e ekspertëve, akademikëve është të adresojnë çështjet historike. Ajo që ndodhi është se marrëdhënia ndryshoi, sepse Bullgaria shkeli nenin 2 ku thuhet se Sofja do të na ndihmojë në rrugën evropiane, dhe jo të na pengojë dhe aq më pak të na bllokojë. Në përjetuam dy veto. Përjetuam edhe problematizimin e diçkaje që është shumë e brendshme, gjuhën tonë, në nivel evropian dhe këto kanë bërë që realizimi I dialogut të vërtetë të bëhet shumë I vështirë”, deklaroi Nikolla Dimitrov, Sekretariati për Çështje Evropiane.

Nga ana tjetër lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski tha sot se nëse në librat e historisë fshihet fjala “bullgare” para “pushtuesit fashist”, nëse ndryshon qeveria aktuale dhe ai merr pushteti, atëherë tekstet do t’i kthejë në gjendjen e mëparshme.

Menjëherë, kur të ketë një ndryshim të qeverisë, ne do t’i kthejmë ato fakte historike të njohura nga historia botërore. ne nuk jemi talebanët për të fshirë faktet historike. Ata ishin fashistë, ne luftuam kundër atyre fashistëve. Në vend që të na kërkojnë të fshijmë tekstet shkollore, ata duhet të vijnë këtu dhe t’i kërkojnë falje këtij populli”, tha Hristjan Mickoski- VMRO-DPMNE.

Për mosmarrëveshjet midis Shkupit dhe Sofjes do të diskutohet edhe gjatë javës së ardhshme kur për vizitë në Shkup do të mbërrijë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Layen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit