Dy ditë para fushatës zgjedhore, Policia Financiare me padi kundër kryetarit të Petrovecit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.09.2021, 16:43

Para zgjedhjeve dhe vetëm dy ditë para fillimit zyrtar të garës për këshilltarë dhe kryetarë të komunave, Policia Financiare ngriti kallëzim penal kundër kryetarit aktual të Petrovecit nga radhët e VMRO DPMNE-së, i cili garon edhe për një mandat të ri. Hetimi ka treguar se ai dhe katër persona të tjerë dhe tre kompani përmes pastrimit të parave, e kanë dëmtuar buxhetin e komunës për gjysmë milioni euro, raporton alsat. Në periudhën nga 2012 deri në 2018, e kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar në mënyrë që aplikuesi i parë, si person përgjegjës në komunën e Petrovecit, në emër të komunës së Petrovecit ka paguar 24 fatura fiktive në shumën totale të 31,845,470 denarë, të lëshuara nga personi juridik ACE TRANS KOMPANI SHPKNJP Shkup dhe personi juridik LEOMA TRANS SHPK Shkup, për gjoja kryerjen e punimeve ndërtimore dhe ngarkimit, transportit dhe shkarkimit të mbeturinave të ndërtimit”, tha Arafat Muaremi, Drejtor i Policisë Financiare.

Sipas Policisë Financiare, edhe pse kryetari e ka ditur se gjërat e evidentuara në fatura nuk janë realizuar, faturat janë verifikuar me nënshkrim dhe vulë. Rastin për korrupsion eventual në komunën e Petrovecit pranë Policisë Financiare e ka paraqitur zv-kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski. Deri te ai ka arritur denoncim anonim që në muajin maj. Pohon se menjëherë e ka dërguar pranë policisë financiare. Pas më shumë se katër muaj dhe dy ditë para fillimit të fushatës, është ngritur kallëzim penal pranë Prokurorisë për të cilën Nikollovski pohon se nuk është presion e as ballafaqim politik kundër kandidatit opozitar.

E para, as nuk e njoh njeriun e as nuk i njoh njerëzit, nuk e njoh asnjërin prej tyre dhe kjo është dëshmi për veprimin e hapur, transparent dhe jo-selektiv”, pohoi Lupço Nikollovski- zv-kryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Por, Nikollovski nuk u përgjigj nëse pranë kabinetit të tij ka arritur denoncim për krim të mundshëm të kryetarëve, bashkë-partiak të tij nga LSDM. Vetëm theksoi se çdo gjë që arrin, menjëherë e përcjellin te institucionet përkatëse.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit