Të hënën nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2021, 19:09

Të hënën fillon zbatimi i dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Rekomandimi sipas Ministrisë së Shëndetësisë është specifikuar që dozën e tretë ta marrin personat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor dhe qytetarët që kanë imunitet të dobët. Doza e tretë rekomandohet Pfizer&Biontech.

Nuk ka nevojë qytetarët tanë të dalin jashtë shtetit për të marr dozën e tretë të vaksinës. Ne tani japim kritere sipas përvojave të shteteve tjera apo instituteve ndërkombëtare se cilat janë ato kategori të qytetarëve që duhet të vaksinohen. Të gjithë qytetarët pa dallim se çfarë lloji të vaksinave kanë marrë më parë, mund të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinave. Ka sasi të mjaftueshme në cilindo pikë. Ky proces do të filloj të hënën sepse disa çështje duhet të përgatiten edhe në sistemin elektronik”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe tha se deri të hënën do të rikonfigurohet sistemi “Termini im” dhe kategoritë e qytetarëve do të jenë të njoftuar me sms porosi për vaksinimin me dozën e tretë.Rekomandohet doza e tretë e vaksinës Së paku 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë ku të gjithë qytetarët, të cilët kanë marr dozën e dytë duke kaluar afatin 6 mujor do të marrin sms porosi që tani mund të paraqiten për të marr edhe dozën e tretë të vaksinës. Njoftimi do të jetë në formën e njëjtë sikur edhe për terminët e caktuara nga sistemi “Termini im”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Vaksinimi me së paku një dozë ka arritur në 37% e popullsisë në vend, ndërsa sot u kalua shifra mbi 700 mijë i të vaksinuarve me dy doza, megjithëse intensiteti për vaksinim është ngadalësuar sërish. Në bazë ditore aplikohen deri në dy mijë vaksina në ditë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Ende nuk dihet nëse edhe doza e tretë do të jetë e obligueshme duke përfshirë kufizimet me masa restriktive siç janë hyrja në restorante, kalimi i pikave kufitare dhe të ngjashme. Përderisa mbrëmë arritën edhe 100 mijë doza Pfizer përmes mekanizmit “Covax”, kreu i ministrisë tha se posedojnë rezerva të mjaftueshme si 250 mijë doza Pfizer&BioNtech, 100 mijë Astra&Zeneca dhe 50 mijë Sinovak.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit