JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kryebashkiakët e Rilindjes qoka njëri-tjetrit me lekët tona! 250 MLN peshqesh Ervin Demos nga Salla i Cërrikut
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/09/2021 20:15 Read in english

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

A e dinit se Viola Green, kompania në pronësi të babait të kryebashkiakut të Beratit Ervin Demos, ka përfituar një thes të mirë me para publike gjatë kohës që edhe kur ky i fundit ka qenë në krye të bashkisë? Nëse jo, po ju rikujtojmë një artikull të pak kohëve më parë të JOQ Albania, i cili me burime zyrtare citonte se kjo kompani ishte e para në listën e kompanive që kanë përfituar mbi 50% të tenderave të fituar nga bashkitë, si operator i vetëm në garë. Në grafik, Viola Green e Zehni Demos renditej e para në tenderat e fituar: 3 tendera në bashkim me Bardhi shpk me vlerë 3.1 MILIARD pa TVSH. Kompaninë, ai ia kaloi me letra tre personave të tjerë, pasi u bë shumë mediatike si çështje, fakti që babai i kryebashkiakut përfitonte nga paratë publike.

Tenderin e fundit kjo kompani e ka fituar nga Bashkia e Cërrikut me kryebashkiak Andis Sallën, tender me objekt pastrimi të mbetjeve të qytetit me vlerë 248 MLN Lekë pa TVSH, me vetëm 1 MLN diferencë me Fondin Limit. Kompania është shpallur fituese dhe tenderi është shënuar me REDFLAG për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”. Alko Impex e nipit të Sadri Abazit është tërhequr nga gara, në mënyrë të dyshimtë kur kishte ofruar OE më të vogël prej 219 MLN LEKËSH, ndërsa REJ shpk e vëllait të ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Luan Kaprit ka bërë ankimim në lidhje me tenderin, duke pretenduar se ka qenë i paracaktuar për shkak të kritereve specifike në tender. Megjithëse është shpallur pjesërisht fitues në pretendimet e hedhura në shkresën e KPP, kjo kompani nuk ka mundur ta fitojë tenderin prej 248 MLN Lekësh megjithëse kishte një vlerë ekonomike të ofruar prej 217 MLN Lekësh.

ANKIMIMI

Qoka kryebashkiakësh i thonë këtij muhabeti... Qoka kryebashkiakësh si rasti i Fatos Tushes që u bë shembull sa për propagandë, e deri sa ai arrestim të përsëritet, do vazhdojmë të shohim çudira...


“Hapet thesi!” EMRAT/ Kush janë oligarkët që kanë përfituar MILIARDA nga taksat e shqiptarëve?

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.