"Anëtari ynë në KSHZ sillet sipas dispozitave dhe ligjeve, nuk kam kurrfarë të drejte t’i tregoj as unë as zotëri Gashi të punojë kundër ligjeve", theksoi lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në pyetjen e gazetarëve rreth asaj nëse anëtari i tyre në këtë trup zgjedhor do t’i nënshkruajë procesverbalet për votuesit të cilët nga Çuçer Sandeva votojnë në komunën Butel.
“Çuçer Sandeva dhe Buteli e di se kanë rreth 1000 qytetarë. Anëtari ynë në KSHZ sillet sipas dispozitave dhe ligjeve. Unë nuk kam kurrfarë të drejte t’i tregoj, as unë as zotëri Gashi të punojë kundër ligjeve. Ai duhet të respektojë ligjet që vlejnë për këtë pjesë”, tha ai.
Në seancën e djeshme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ishte propozuar, votuesit të cilët gjenden në rrugët “Butelska” dhe “Prizrenska” të cilat i përkasin komunës Çuçer Sandevë, edhe pse në letërnjoftimet e tyre është shënuar komuna Butel, të transferohen në listën zgjedhore të komunës në të cilën përkasin me territor, por propozimi ishte hedhur poshtë me pesë vota “kundër” dhe dy “pro”.