Ende nuk kanë marrë ndihmë nga shteti ,ciceronët dhe agjencitë turistike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2021, 17:24

Rreth 70 % e ciceronëve turistikë ende nuk e kanë marrë ndihmën e premtuar nga shteti nga pakoja e gjashtë e masave. Ndërsa disa të tjerë janë refuzuar, siç thonë nga Shoqata e ciceronëve turistik në Ohër, për arsye banale. Prej atje thonë se vetëm një të tretës nga 130 ciceronë ndihma prej 500 euro u ka mbërritur në llogari.

Një pjese të madhe të ciceronëve turistik që plotësonin kushte për ndihmë nga shteti, edhe sot e kësaj dite, pas dy muajsh ndihma nuk ka arritur te ta. Janë përmendur shumë arsye të cilat nëse i analizojmë, vërtetë janë banale. Mos vallë kjo është shtesë për fëmijë, ndonjë ndihmë, që disa prej kolegeve ligjërisht u takon, pra mbështetje financiare për fëmijën e tretë – deklaroi Kliment Naumov, Shoqata e ciceronëve turistik.

Disave si shkak për refuzim u është thënë se tashmë kanë marrë para me pakon e katërt të masave dhe prandaj janë përjashtuar nga pakoja e gjashtë. Sipas Naumov, nëse masa vlen për të gjithë ciceronët turistik, atëherë të gjithë duhet të marrin. Ankesa vijnë edhe nga agjencitë turstike. Disa prej tyre kanë marrë vetëm një pjesë të ndihmës së premtuar.

Ne jemi agjenci e licencuar. Unë konkretisht i kam plotësuar të gjitha kushtet, por në vend të 300 mijë denarëve, ndohma ishte 180 mijë denarë. Këtë shumë e morën pjesa më e madhe e agjencive me licenca A. Kolegët e mi me licenca A reaguan deri te Qeveria. Ata në fillim nuk dinin çfarë të përgjigjen. Në fund thanë se goja ka ndodhur një gabim teknik dhe se kjo do të përmirësohet. Deri tani nuk u bë kjo. Dhe këto para që i morëm janë të kushtëzuara. Nëse mbetemi me numrin e njëjtë e të punësuarve, kthejmë 30% të shumës që na është ndarë. Nëse largojmë një pjesë të punësuarve, kthejmë 50% – u shpreh Biljana Menkinoska, pronare e agjencisë turistike.

Edhe një pjesë e hotelierëve ballafaqohen me situata të këtilla.

Akoma nuk i kemi marr ndihmat për muajin prill kur ishim të mbyllur -tha erhan Papraniku, pronar hoteli në Strugë,raporton alsat.

Papraniku thotë ndonëse ndihma është miratuar, u është thënë se ajo do të paguhet pas zgjedhjeve. Nga Ministrinë e ekonomisë thonë se të gjitha kërkesat për subvencione për ciceronët tursitik që janë miratuar edhe janë paguar, nëjtë edhe për agjencitë turistike. Në Ministri kanë arritur disa ankesa nga agjencitë turistike dhe të njëjtat janë dërguar në Qeveri për t’u verifikuar. Atje është konstatuar se shuma e ndihmës është e saktë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit