Reagon BFI për protestën: Së shpejti akreditohet Medreseja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2021, 08:56

Bashkësia Fetare Islame ka reaguar pas protestave të nxënësve të medresesë “Isa Beu” në Tetovë, nëpërmjet të cilës u kërkua njohja e diplomave të kësaj shkolle teologjike në universitetet e Maqedonisë së Veriut.

Nga BFI thonë se ka 5 vjet që bëhen përpjekje për t’u zgjidhur ky problem dhe si rezultat është përpiluar draft-ligji me të cilin parashihet akreditimi i kësaj shkolle.

Paralajmërojnë se së shpejti do të dorëzohet në Kuvend për miratim.

Thonë se kjo çështje do të merr epilog pozitiv për çfarë kanë marrë edhe garanci nga faktori politik dhe qeveritar në vend,raportontv21.

Reagimi i plotë:

Bashkësia Fetare Islame me seriozitetin më të madh i ka pranuar shqetësimet e nxënësve të Medresesë Isa Beu, si nga Qendra ashtu edhe nga Paralelet e Shtrira të vajzave. Njoftojmë opinionin publik se rreth 5 vite po bëhen përpjekje të vazhdueshme për akreditimin e Medresesë Isa Beu në sistemin arsimor të vendit. Këtë e vërteton arkiva e BFI në të cilën janë protokolluar të gjitha kërkesat deri më tani. Si rezultat i asaj që vitin e fundit janë intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim, tash më është përgatitur drafti i cili në një afat të caktuar do të futet në procedurë parlamentare me qëllim të sjelljes së ligjit. Në bisedat e shumta që ka pasur Reisul Ulema i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, ka marrë premtime se kjo çështje do të merr epilogun e vet pozitiv. Të këtilla janë garancitë nga faktorët relevant politik dhe Qeveritar. Akuzat se BFI nuk i përfill kërkesat e nxënësve vijnë si rezultat i informimit të pamjaftueshëm, apo për qëllime të tjera jo të ndershme, që bien ndesh me realitetin. BFI ndan shqetësimin e thellë me nxënësit e Medresesë dhe familjet e tyre, andaj po jep maksimumin që të tejkalohet ky problem i cili ekziston që nga themelimi i Medresesë Isa Beu.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit