Skandal në Spitalin e Kumanovës, mjekja u mori pacientëve nga 200 euro për operacione

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2021, 20:34

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar një mjeke për shkak të dyshimit se ka pranuar rryshfet dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Siç njoftojnë nga MPB, mjekja E.S. nga Kumanova është arrestuar sot në ora 07:00 pas njohurive të siguruara paraprakisht dhe pas sigurimit të urdhrit gjyqësor.

“Janë kryer bastisje në hapësirat e punës në Repartin e syve në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm Kumanovë dhe në veturën “Opel Astra”, të parkuar në rrethin e Spitalit. Gjatë bastisjes në Repartin e Syve në Spital nga motra medicinale janë marrë 18.000 denarë, kurse gjatë bastisjes në veturë, në pronësinë e mjekes E.S. janë marrë 98.000 denarë. E.S. është arrestuar kundër saj do të parashtrohet kallëzim penal përkatës deri te PPTh Kumanovë”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Gjegjësisht E.S. e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin të dënuar në bazë të nenit 353 dhe ka pranuar ryshfet nga pacientë, të dënuar në bazë të nenit 357 të Kodit Penal.

Ka kryer intervenime kirurgjike në hapësira zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm Kumanovë dhe për intervenimet kundërligjshëm ka marrë 12.000 denarë, edhe pse pacientët kanë qenë të siguruar në Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe për të njëjtin intervenim do duhej të paguanin vetëm participim.

“Participimi nuk u është paguar, me çka është dëmtuar buxheti i shtetit, por paratë pacientët ia kanë dhënë personalisht të denoncuarës, para se të kryhet intervenimi, për çfarë pacientët nuk kanë marrë dokument për shërbimin e paguar”, thuhet më tej në njoftim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit