Nxënësit e Medresesë kërkojnë akreditim për t’u regjistruar në universitete

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2021, 15:51

Nxënëset e medresesë së vajzave “Isa Beu” në Tetovë marshuan nga medreseja deri tek Myftinia e Tetovës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre, për mos njohjen e medresesë si shkollë e mesme. Ato kërkojnë nga Myftinia të zgjidh këtë problem pasi pavarësisht shkollimit katërvjeçar nuk mund të regjistrohen në universitetet e vendit. Nxënëset sot tentuan të deponojnë bashkë me prindërit e tyre edhe një kërkesë në myftininë e Tetovës, por hasën në dyer të mbyllura.

"A mundet që medresantët pas përfundimit të medresesë si krejt nxënësit të regjistrohen në universitetet publike dhe private? Sigurisht përgjigjja është jo. Kërkesat tona, hasin në veshë të shurdhër nga Riaseti i BFI-së në vendin tonë, por edhe nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria. Sot ne po marshojmë që gjithë ju të dëgjoni zërin tonë. Mjaftë ishte. Duam drejtësi duam arsimim të barabartë si gjithë bashkë moshatarët tanë”, tha Esra Iljazi, medresante, raporton "alsat m".

"E shihni edhe vet, protesta është lajmëruar që dje, ka qenë i njoftuar edhe myftiu edhe zëvendësi por e shihni arkivi është i mbyllur, nuk ka askush për ta dorëzu kërkesën. Por nuk e lejmë me kaq, ne do vazhdojmë”, pohoi Nusret Iljazi, prind.

Vendimi për akreditimin e Medresesë së vajzave “Isa Beiu” është miratuar disa herë, por pa asnjë sqarim, i njëjti vendim, pas dy apo tre vitesh është anuluar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit